Ryan Giggs përgëzon Xavi-n

27/11/2014 00:00

Xavi Hernandez barazoi të mërkurën rekordin e Ryan Giggs si futbollisti me më shumë ndeshje në Champions League (151) dhe me anë të një deklarate për ‘El Mundo Deportivo’ ish-futbollisti uellsian i Manchester United përgëzoi mesfushorin spanjoll të Barcelonës.

“Gjithmonë mërzitesh kur humb një rekord, por ta ndash me një futbollist si Xavi e bën më të lehtë goditjen. Është një nga futbollistët më të mëdhenj që ka qenë pjesë e një prej skuadrave më të mira të historisë”, tha Ryan Giggs.

“Ajo që më ka habitur në ndeshjet që kam luajtur kundër tij është fakti si e ruante topin duke e mbajtur gjithmonë larg kundërshtarit. Gjithmonë merrte vendimin e duhur”, shton uellsiani.

Në renditjen e lojtarëve me më shumë ndeshje në Champions League, Xavi dhe Giggs ndiqen nga Iker Casillas (146), Raúl González (144), Paolo Maldini (139), Clarence Seedorf (131), Paul Scholes (130), Roberto Carlos (128) dhe Carles Puyol (120).

Top Channel