“Nëse dëshiron, Shaqiri mund të largohet në janar”

26/11/2014 00:00

Franz Beckenbauer, President Nderi i Bayern Munchen dhe legjendë e futbollit gjerman, ka deklaruar se askush nuk e pengon Xherdan Shaqirin të largohet nga klubi bavarez nëse ka dëshirë të nisë një aventurë të re në muajin janar.

“Mund të largohet pa problem. Unë dua në skuadër vetëm lojtarë që duan të veshin këtë fanelë”, theksoi Beckenbauer.

Xherdan Shaqiri po luan shumë pak minuta dhe situatën e tij po kërkojnë ta shfrytëzojnë Napoli, Juve dhe Roma, skuadra të cilat janë në kërkim të një lojtari si ai. Edhe pse një lojtar që vlerësohet shumë në Europë, 23-vjeçari e ka të vështirë të fitojë një vend në formacion pasi ka konkurrencën e Götze, Müller, Ribery dhe Robben.

Në një intervistë për zviceranen ‘Blick’, futbollisti kosovar ka thënë: “Dua të luaj më shumë. Në verë kërkova të largohesha, por klubi vendosi të më mbante.”

Top Channel