Champions, Roma befasohet në fund, 1-1 me CSKA-në

25/11/2014 00:00

Roma nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen ndaj CSKA-së së Moskës, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Skuadra italiane kaloi në avantazh me anë të kapitenit Francesco Totti (43’), por në minutën e tretë shtesë të pjesës së dytë vendasit barazuan me anë të Berezutskit.

Në këtë mënyrë, gjithçka mbetet e hapur për vendin e dytë të grupit E. Në pritje të ndeshjes Manchester City-Bayern Munchen, renditja është kjo:

Bayern Munchen 12 pikë

Roma 5

CSKA 5

Manchester City 2

Ndërkohë, në grupin H, Porto fitoi 3-0 në Bjellorusi ndaj BATE Borisovit. Hector Herrera, Jackson Martinez dhe Cristian Tello ishin autorët e golave për skuadrën portugeze.

Në pritje të ndeshjes së mbrëmjes Shakhtar-Athletic Bilbao, renditja e këtij grupi është kjo:

Porto 13

Shakhtar 8

BATE 3

Athletic 1

Top Channel