Trazirat në “Elbasan Arena”, procedim penal për pesë persona

24/11/2014 00:00

Policia e Elbasanit nisi procedimin penal për pesë persona, të akuzuar për prishje të rendit dhe pronës gjatë trazirave në ndeshjen e së dielës mes Elbasanit dhe Tiranës.

Policia njofton se procedimi penal ka nisur ndaj shtetasve Aldo Tana, Altin Samuri, Emigers Sallaku, Spartak Mazhi dhe Enid Çipi. Ndaj këtyre pesë personave ekzistojnë pamje filmike që, sipas policisë, dokumentojnë atë që ndodhi në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës u ndërpre për disa minuta në fillim të pjesës së dytë të takimit pas trazirave që shpërthyen mes tifozerive të të dyja skuadrave, ku nuk u kursyen as stolat e impiantit të vetëm sportiv në vend që plotëson standardet e vendosura nga UEFA për një ndeshje ndërkombëtare dhe i përuruar para disa javësh në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Danimarkës.

Top Channel