Korçë, aksidentohet për vdekje 56-vjeçari

24/11/2014 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një 56-vjeçari ndodhi pasditen e së hënës në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Sovjan. 56-vjeçari i identifikuar si Mehmet Matraku teksa po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet tip Golf me targa AA 692 JK i drejtuar nga shtetasi Geri Tengu.

Viktima është shoqëruar menjëherë për në spital, por ka gjetur vdekjen rrugës për shkak të plagëve të marra.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës së plotë të ngjarjes së rëndë.

Top Channel