Dodo dhe buza e çarë nga Muntari

24/11/2014 00:00

Dihet që derbi është një ndeshje për të fortë dhe braziliani i Interit Dodo është viktimë e betejës së ashpër sportive në fushë që u zhvillua të dielën në mbrëmje në San Siro.

Mbrojtësi i majtë ka çarë buzën pas një përplasjeje shumë të ashpër me Muntarin në ndeshjen Milan-Inter (e përfunduar me rezultatin 1-1).

Edhe pse nga goditja Dodo u gjakos dhe u deshën disa minuta që të rimerrte veten, ai i luajti të plota 90 minutat dhe në Twitter postoi foton e fytyrës së tij të dëmtuar.

Top Channel