Marco Reus, 3 muaj jashtë

24/11/2014 00:00

Marco Reus do i mungojë Borussias së Dortmundit 3 muajt e ardhshëm pas një dëmtimi që pësoi në kaviljen e djathtë gjatë ndeshjes së të shtunës, kur një lojtar i Paderbornit ndërhyri shumë ashpër ndaj tij.

Në këtë mënyrë, sulmuesi gjerman i jep lamtumirën vitit 2014, vit në të cilin humbi edhe Botërorin e Brazilit për shkak të një tjetër dëmtimi në kavilje, këtë radhë tek e majta.

Gjithashtu, në muajin shtator Reus u dëmtua në miqësoren Gjermani-Skoci duke qëndruar edhe një muaj tjetër jashtë fushave.

Top Channel