Rosberg: Hamiltoni e meriton plotësisht

24/11/2014 00:00

Nico Rosberg, nënkampioni i botës në Formulën 1, deklaroi se Lewis Hamilton e meritoi plotësisht titullin kampion që fitoi pas Cmimit të Madh të Abu Dabit.

“E meriton pasi këtë vit ishte piloti më i mirë. Kisha mundësi të bëja diçka të mirë, por gjërat nuk dolën si duhet. Gjithsesi, sido që të ishte, rezultati im nuk pati aspak rëndësi pasi Lewis fitoi”, tha piloti gjerman i Mercedesit.

“Nuk do të justifikohem me problemet në njëvendëshe që pata në garën e fundit. Ai e meritoi fitoren e garës dhe të titullit. U tregua pak më i zoti se unë gjatë gjithë vitit”, shtoi Rosberg.

Duke folur për betejën e tij të ashpër me Hamiltonin gjatë sezonit, ai theksoi: “Ishte një betejë e bukur. Një duel shumë intensiv dhe fantastik.”

Top Channel