Nuk ka fitues në “San Siro”

24/11/2014 00:00

Ka përfunduar në barazim 1-1 “Derbi i Madoninës” mes Milanit dhe Interit. Në “San Siro” kjo ishte përballja e tyre e 213, por asnjëra prej skuadrave nuk ka mundur të marrë më tepër se nga një pikë.

Milani kalon i pari në avantazh falë një goli spektakolarë të Menez në minutën e 23-të. Ndeshja në tërësi ka qenë e një niveli nën mesatar, me të dyja skuadrat që kanë gabuar shumë edhe pse munguan golat.

Në pjesën e dytë Interi i cili gjatë gjithë lojës kishte më tepër iniciativë, ka gjetur golin e barazimit në minutën e 61-të me Obin.

Në momentet e fundit, El Sharaui në fillim dhe më pas Icardi kanë humbur dy raste mjaft të mira për t’i dhënë fitoren skuadrave të tyre.

Top Channel