Milan, dëmtohet Alex, mbrojtje e “arnuar” në derbi

22/11/2014 00:00

Lajm i keq për Milanin në prag të derbit: Alex nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzaghi pas një dëmtimi në kofshë gjatë stërvitjes së ditës së premte.

Qendërmbrojtësi i shtohet kështu pjesëtarëve të tjerë të repartit të mbrojtjes që nuk do të jenë përballë zikaltërve: Abate i dëmtuar dhe Bonera i skualifikuar.

Në këtë mënyrë, Inzaghi duhet t’i besojë dyshes Zapata-Mexes në qendër, ndërkohë që në krahë do të luajnë Rami (i djathtë) dhe De Sciglio (i majtë).

Ndeshja Milan-Inter do të luhet të dielën në orën 20:45.

Top Channel