F1, e ardhmja është e Mercedesit

22/11/2014 00:00

Motori i Mercedesit për vitin 2015 do të jetë rreth 1 sekondë më i shpejtë për xhiro sesa motori i sivjetëm që ka ndihmuar skuderinë gjermane të dominojë Botërorin e Formulës 1.

Sipas gazetës italiane ‘La Repubblica’, në një testim të bërë në Silverstone është parë që një Force India e pajisur me motorin e ri është treguar më e shpejtë se Mercedesi aktual që piloton Lewis Hamilton apo Nico Rosberg.

Sipas parashikimeve të markës gjermane, dominimi i tyre në Formulën 1 do të vazhdojë deri në vitin 2020, me kusht që rregullat të mos ndryshojnë. Në Shtutgart po bëjnë llogaritë me 6 kampionate radhazi në xhep.

Për këtë arsye, Ferrari dhe Renault po bëjnë presion për një ndryshim të rregullores aktuale të Formulës 1 pasi teknologjia e tyre është shumë larg asaj të Mercedesit dhe për të ulur diferencën nuk mjaftojnë as inxhinierët më të mirë.

Top Channel