Turqi, vritet tifozi serb i Cervena Zvezdës

22/11/2014 00:00

Një tifoz serb është vrarë para fillimit të ndeshjes së basketbollit të vlefshme për Euroleague mes Gallatasarait dhe Cervena Zvezdës në Turqi.

Përleshjet kanë nisur në momentin kur një pjesë e përkrahësve të Cevena Zvezdës nuk kanë mundur të futen në pallatin e sportit. Ata janë përleshur me forcat e policisë në fillim dhe më pas me tifozët e ekipit vendas të Gallatasarait.

Tifozi 25-vjeçar mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve turq, ai nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë pas 5 orësh.

Sipas mediave serbe, gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit, mbështetësit e Gallatasarait kanë brohoritur në kor “Kosova, Kosova”, duke mbajtur në duar flamurin shqiptar.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel