Milan-Inter, Italia flet “kuqezikaltër”

21/11/2014 00:00

Fundjava në Itali duket se do t’i ketë sytë e të gjithë sportdashësve të fokusuar nga Milano, aty ku do të luhet “derbi” numër 213 në histori, edhe pse momentalisht dy ekipet respektive, kuqezinjtë dhe zikaltrit, vijnë nga një ecuri jo fortë e mirë rezultatesh.

Por, kush ka fituar më shumë përballje direkte? Kush ka shënuar më shumë gola? Cili lojtar ka zhvilluar më shumë sfida të tilla? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, por edhe shumë të tjera në lidhje me sfidën që ndryshe konsiderohet edhe si “derbi i Madonninas”, i kanë dhënë pikërisht dy klubet së bashku, Milan e Inter, nëpërmjet profileve të tyre në Twitter.

Kjo e së dielës mund të konsiderohet edhe si sfida “kuqezikaltër” më “sociale” se kurrë ndonjëherë, pasi dy ekipet milaneze kanë shuar çdo dyshim ndaj kureshtarëve të statistikave, si dhe kanë dhënë më shumë kuriozitete mbi sfidën e 213 mes tyre. Në fakt, ekzistojnë mosrakordime mes të dhënave të kësaj sfide, e megjithatë bazuar mbi shifrat e publikuara nga dy shoqëritë respektive, ndër kryesoret kemi këto statistika:

– Milan ka fituar “derbin” e parë në histori, 3-2
– Më shumë sfida direkte, në tërësi (brenda e jashtë), ka fituar Inter, plot 76
– Më shumë gola ka shënuar Inter, me 290 gola
– Lojtari që ka shënuar më shumë gjatë përballjeve direkte: Shevchenko, 14 gola
– Lojtari që ka luajtur në më shumë sfida “derbi” është Paolo Maldini.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel