Hamilton, më i shpejti në provat e lira

21/11/2014 00:00

Lewis Hamilton është piloti më i shpejtë i provave të lira të Cmimit të Madh të Abu Dabit. Piloti britanik regjistroi kohën më të mirë të ditës së premte (1’42”113) duke lënë pas me 83 të mijëtat shokun e tij të skuadrës te Mercedesi, Nico Rosberg.

Koha e tretë më e shpejtë është ajo e danezit Kevin Magnussen (McLaren), ndërsa në vend të katërt Sebastian Vettel (Red Bull).

Ndërkohë, Alonso pati probleme me Ferrarin e tij dhe nuk regjistroi kohë. Kimi Raikkonen, piloti tjetër i Kokëkuqes përfundoi provat në vendin e shtatë.

Ja rezultatet e plota të provave të lira:

1. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:42.113
2. Nico Rosberg (Mercedes) 1:42.196
3. Kevin Magnussen (McLaren-Mercedes) 1:42.895
4. Sebastian Vettel (Red Bull-Renault) 1:42.959
5. Valtteri Bottas (Williams-Mercedes) 1:43.070
6. Daniel Ricciardo (Red Bull-Renault) 1:43.183
7. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:43.489
8. Jenson Button (McLaren-Mercedes) 1:43.503
9. Daniil Kvyat (Toro Rosso-Renault) 1:43.546
10. Felipe Massa (Williams-Mercedes) 1:43.558
11. Sergio Pérez (Force India-Mercedes) 1:43.746
12. Pastor Maldonado (Lotus-Renault) 1:44.005
13. Nico Hülkenberg (Force India-Mercedes) 1:44.068
14. Jean-Éric Vergne (Toro Rosso-Renault) 1:44.157
15. Esteban Gutiérrez (Sauber-Ferrari) 1:44.316
16. Adrian Sutil (Sauber-Ferrari) 1:44.763
17. Romain Grosjean (Lotus-Renault) 1:44.986
18. Kamui Kobayashi (Caterham-Renault) 1:45.505
19. Will Stevens (Caterham-Renault) 1:47.057
20. Fernando Alonso (Ferrari) (pa kohë).

Top Channel