“Messi është i lumtur te Barcelona”

21/11/2014 00:00

“Messi është shumë i lumtur te Barcelona dhe nuk ka asnjë problem. Unë nuk merrem me spekulime. E di që ai është krenar që mbron fanelën e Barcelonës dhe që ndihet mirë.”

Këto janë fjalët e Luis Enrique gjatë konferencës për shtyp një ditë para ndeshjes që skuadra katalanase do të luajë ndaj Sevilla.

“Për mua nuk ka çështje Messi. Duhet të përqendrohemi te ndeshjet tona. Kemi arritur dy fitore radhazi dhe do të përpiqemi të vazhdojmë në këtë rrugë”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

Leo Messi ishte shprehur para pak ditësh për ‘Ole’ se të ardhmes nuk i dihet: “Unë jetoj vetëm ditën e sotme, mendoj të bëj një sezon të mirë përpara dhe të fitoj titujt që duam te Barcelona. Asgjë më shumë. Se çfarë mund të ndodhë më pas nuk i dihet, të shohim. Futbolli ka pasur shumë surpriza. Kam thënë se do të më pëlqente të qëndroja gjithmonë atje, por ndonjëherë jo gjithçka shkon ashtu siç e ke menduar”.

Top Channel