Bayerni i rekordeve, “Allianz Arena” shlyhet tërësisht

20/11/2014 00:00

Bayern Munchen arrin një tjetër rekord, dhe këtë herë jo në fushën e blertë.

Në Bavari mbyllen në perfeksion edhe llogaritë bankare, aq perfekt sa që “Allianz Arena” e ndërtuar në vitin 2005 nuk njeh më borxhe: është paguar e tëra dhe për më tepër 16 vjet përpara afatit të rënë dakord.

Ka qenë administratori i deleguar Rummenigge, ai që e ka njoftuar këtë sukses.

“Kishim arritur një marrëveshje detyrimesh prej 346 milionë eurosh, për t’i shlyer për 25 vjet deri në fund të vitit 2030. Por, ia kemi dalë mbanë të mbyllim gjithçka në vetëm 9 vjet, pse jo jemi krenarë për këtë. Të ardhurat e siguruara tani e në vijim nga stadiumi mund të shërbejnë për të përmirësuar cilësinë e ekipit”.

“Allianz Arena” është gjithnjë e mbushur, pavarësisht emrit të kundërshtarit me të cilin ndeshet Bayern, duke u bërë kështu një minierë e artë. Një lajm i mirë ky për Pep Guardiolën, që mund t’i kërkojë si dhuratë drejtuesve të klubit një blerje… si Leo Messi.

Top Channel