Kupa e Afrikës, eliminohet Nigeria dhe Egjipti

20/11/2014 00:00

Kualifikueset për Kupën e Afrikës që do të zhvillohet në Guinenë Ekuatoriale në vitin 2015 kanë sjellë eliminimin surprizë të Nigerisë (kampiones në fuqi të turneut) dhe Egjiptit (kombëtares me më shumë tituj).

Pas ndeshjeve të fundit eliminatore u përcaktuan 16 pjesëmarrësit e këtij kompeticioni.

Afrika e Jugut, Republika Demokratike e Kongos, Algjeria, Mali, Burkina Faso, Gaboni, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana, Kepi i Gjelbër, Zambia, Tunizia, Senegali, Guinea Ekuatoriale dhe Kongo kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në turneun që do të luhet në 17 janar deri në 8 shkurt.

Top Channel