Ndahet nga jeta bashkëshortja e portierit Alban Hoxha

20/11/2014 00:00

Klubi Partizani ka njoftuar se është ndarë nga jeta bashkëshortja e portierit të këtij klubi dhe kombëtares shqiptare, Alban Hoxha. Nëpërmjet një lajmërimi të shkurtër, klubi kryeqytetas shprehu ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin dhe familjen e tij.

Bashkëshortja e Alban Hoxhës humbi jetën si pasojë e një komplikacioni shëndetësor pak ditë pasi solli në jetë një fëmijë.

Edhe futbollistë të klubeve të tjera ishin solidarizuar me momentin e vështirë të lojtarit. Lojtarët e Tiranës para disa ditësh lanë mënjanë çdo rivalitet sportiv duke i qëndruar në krah portierit Alban Hoxha, ndërsa Jetmir Sefa, dikur koleg i tij, ia dedikoi golin që i shënoi Partizanit në ndeshjen me Skënderbeun, pikërisht Hoxhës.

Edhe trajneri Gianni De Biasi, në ditën e shpalljes së listës së kombëtares për dy miqësoret me Francën e Italinë, gjeti rastin t’i jepte mbështetjen portierit të tij.

Top Channel