F1, Jules Bianchi kthehet në Francë

19/11/2014 00:00

Jules Bianchi nuk është më në koma artificiale dhe merr frymë në mënyrë autonome. Piloti francez i Marussias, i cili pësoi një aksident të tmerrshëm në Cmimin e Madh të Japonisë para një muaji e gjysmë, është transferuar në vendlindje pas 7 javësh trajtimi në vendin aziatik.

Sipas prindërve të tij, Jules Bianchi “nuk është më në koma artificiale, por ende nuk është i ndërgjegjshëm. Gjendja e tij konsiderohet ende kritike”.

“Kushtet neurologjike të Jules janë të qëndrueshme. Edhe pse situata mbetet e rëndë, është vendosur për kthimin e tij në Francë. Ju njoftojmë se Jules është transferuar nga Qendra e Përgjithshme Mjekësore e Jokaiçit në Qendrën Spitalore Universitare të Nisës. Tani është në terapi intensive”, shpjegoi familja e pilotit fatkeq në një komunikatë zyrtare.

Top Channel