F1, Lotus konfirmon: Grosjean edhe në vitin 2015

19/11/2014 00:00

Lotusi ka konfirmuar se Romain Grosjean do të vazhdojë të jetë pilot i kësaj skuderie edhe për vitin e ardhshëm duke ruajtur kështu dyshen e sezonit aktual: Maldonado-Grosjean.

“Ky vit ka qenë shumë i vështirë për ne, por vitin e ardhshëm do të vazhdojë puna jonë me qëllimin që të marrim pikë në çdo garë”, deklaroi francezi 28-vjeçar.

Drejtori i skuderisë, Gerard Lopez, theksoi se pavarësisht vështirësive të këtij sezoni, “Romain Grosjean dha maksimumin e tij”.

“Kemi garancinë se ai nxjerr maksimumin nga çdo makinë që i vëmë në dispozicion dhe duam që aftësitë e tij t’i shfrytëzojmë edhe në vitin 2015, kur do të kemi një motor Mercedes-Benz”, tha Lopez.

Romain Grosjean ka grumbulluar 8 pikë gjatë këtij viti, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Pastor Maldonado, vetëm 2.

Top Channel