Vrasja në Durrës dyshohet për pazare droge

19/11/2014 00:00

Larje hesapesh për pazare droge. Kjo është pista kryesore ku janë
perqendruar hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Leonard Murataj, që ndodhi
mbrëmjen e së martës në Durrës.

Automjeti i autorëve që ekzekutuan në deren e lokalit te vet, Muratajn, baba i 2 femijeve u gjet i braktisur ne Vore. Autoret jane larguar nga Durresi me automjetin tip Mercedes Benz me ngjyre te zeze dhe targa te Krujes, per ta braktisur ne Vore dhe vijuar arratine me nje tjeter mjet.

Burime nga policia e Durresit bene te ditur se ngjarja eshte drejt zbardhjes, pa deklaruar nese mes personave te shoqeruar deri tani mund te kete dhe ndonje person te dyshuar ne realizimin e krimit.

Policia ndertoi skenen e krimit. Murataj u qellua ne deren e bar “Center”, pasi njeri nga autoret, i panjohur per viktimen dhe personat e tjere ne lokal, e ka thirrur te dale, kur qyteti ishte pushtuar nga erresira dhe moti i keq. Pas ekzekutimit, dy personat jane larguar ne kembe deri ne automjetin qe i priste ne afersi te Pallatit te Kultures, rreth 30-40 metra larg vendit te ngjarjes, per shkak te punimeve qe po kryhen ne sheshin kryesor te Durresit.

Te gjitha te dhenat e kane derguar policine dhe grupin hetimor drejt zones se Fushe-Krujes ku eshte realizuar dhe nje operacion per kapjen e autoreve.

Top Channel