Cana, autograf mbi flamur në mes të ndeshjes

18/11/2014 00:00

Në pjesën e dytë të ndeshjes Itali-Shqipëri, një tifoz hyri në fushë me flamurin shqiptar dhe me një stilolaps në dorë. Duke u drejtuar për nga kapiteni Lorik Cana, tifozi vuri flamurin në tokë, u ul në gjunjë dhe iu lut futbollistit t’i firmoste flamurin.

Kapiteni i kuqezinjve ia plotësoi dëshirën dhe pas kësaj punonjësit e fushës e shoqëruan tifozin jashtë terrenit të lojës.

Pa dyshim, momenti më i bukur i ndeshjes për tifozët e përfaqësueses sonë.

Top Channel