De Biasi: Në Tiranë kuptova se ç’na mungon

17/11/2014 00:00

Trajneri italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili mbrëmjen e së martës do të vihet përballë kombëtares “axurre” të drejtuar nga Antonio Conte, në njëfarë mënyrë “kombëtares B”, pasi nuk do të mund të aktivizohet asnjë prej lojtarëve italianë që luajtën ndaj Kroacisë të dielën, ka folur shkurtimisht edhe për “Sky Sport Italia” një ditë para takimit miqësor.

“Ne, italianëve, na mungon këmbëngulja e prindërve tanë, të cilët do të duhej të mendonin më shumë se çfarë të ardhme do t’iu ofrojnë fëmijëve. Jo rastësisht talentët më të mëdhenj kanë lindur në Argjentinë apo Brazil (prej favelave), madje edhe në Gjermani, vend ky që ka projekte serioze”, është shprehur De Biasi.

E ka thënë këtë kritikë ndaj bashkëkombasve të tij, duke iu referuar Shqipërisë. “E kam kuptuar këtë gjë në Tiranë. Atje prindërit përpiqen të bëjnë gjithçka të mundur për fëmijët e tyre, nuk lënë gur pa lëvizur”.

“Të martën do të përballemi me ‘axurrët’, që për shumë shqiptarë janë ekipi i tyre i dytë. Tashmë futbolli ynë nuk ka më talentët e dikurshëm – thotë De Biasi. – Jemi gënjyer pas pasurisë, ka shumë videolojra dhe shumë pak futboll në rrugë. Nuk është rastësi që talentët e mëdhenj lindin nëpër ‘favelat’ (lagjet e varfëra) të Argjentinës apo Brazilit, ku vrapojnë 30 veta pas një topi. Nuk është rastësi as që në Europë po fiton Gjermania, sepse ka një projekt tepër serioz”, ka përfunduar trajneri italian i Shqipërisë.

Top Channel