Tifozët e tij e ofendojnë, portieri nuk luan

17/11/2014 00:00

Portieri turk Volkan Demirel nuk luajti ndeshjen që përballi Turqinë me Kazakistanin në Stamboll pasi tifozët e tij e vërshëllyen dhe e ofenduan rëndë.

Sipas agjensisë së lajmeve ‘Dogan’, Demireli u ofendua nga tifozët gjatë nxemjes dhe i kërkoi trajnerit të mos luante takimin e vlefshëm për eliminatoret e EURO 2016 që u fitua nga Turqia me rezultatin 3-1.

Portieri u largua madje nga stadiumi pasi u zëvendësua nga Volkan Babacan.

Demireli, i cili luan me Fenerbahçen, në muajin gusht ka patur një përballje të ashpër me lojtarin e Gallatasarajit, brazilianin Felipe Melo.

Gjatë serisë së 11-metërshave, portieri gati iu hodh përsipër mesfushorit pasi braziliani humbi një penallti dhe duket se këtë gjë tifozët e Gallatasarajit nuk ia kanë falur.

Top Channel