Elbasan, vdes i riu i aksidentuar

15/11/2014 00:00

Një i ri 23 vjeç ndërroi jetë këtë të shtunë në spitalin rajonal të Elbasanit pas një aksidenti me makinë.

Aksidenti ndodhi ne oret e para te dites se premte ne rrugen “Rinia” prane shkolles “Qamil Guranjaku”, ku mjetet tip Tojota me targa EL 0642C dhe Opel Astra AA 044BC u perplasen mes tyre.

Ne aksident mbeten te plagosur 4 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy persona te tjere qe udhetonin me ta. Nderkohe 23-vjeçari Indrit Alla ka qene kalimtar kur eshte perplasur nga mjetet. Ai mori plage te renda dhe megjithe nderhyrjen e mjekeve humbi jeten ne spitalin e Elbasanit.

4 te plagosurit po marrin ndihmen mjekesore dhe gjendja e tyre paraqitet pa rrezik per jeten. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit qe i mori jeten te riut 23-vjeçar.

Top Channel