Greqia humb sërish, shkarkohet Ranieri

15/11/2014 00:00

Humbja 0-1 në shtëpi me Ishujt Faroe i kushtoi shtrenjtë trajnerit të Greqisë, Claudio Ranieri.

Italiani ëshë shkarkuar nga federata greke e futbollit dhe për të kuptuar arsyen nuk do shumë fantazi.

Ranieri mori detyrën e trajnerit të grekëve në muajin korrik. Në katër ndeshje në fazën eliminatore Greqia ka siguruar vetëm një pikë dhe ç’është me e keqja në tre ndeshje të luajtura përballë tifozëve të saj nuk ka shënuar asnjë gol.

Ranieri do të drejtojë skuadrën edhe të martën në miqësoren përballë Serbisë dhe më pas do të jetë zyrtarisht i larguar.

Palët janë duke biseduar mbi detajet zgjidhjes së kontratës prej 1.6 milionë euro, ndërsa mediat greke përflasin si pasardhës një tjetër italian; Giovanni Trapattoni.

Top Channel