Cana: Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë

15/11/2014 00:00

Lorik Cana, kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe lojtari i cili e ka mbajtur më shumë veshur fanellën kuqezi, e ka cilësuar mjaft pozitiv barazimin e arritur në Rennes ndaj kombëtares së Didier Deschamps.

Lojtari i Lazio-s e ka vlerësuar gjithashtu faktin që të gjithë futbollistët që po hyjnë në përfaqësuese po japin maksimumin.

“Ajo që më kënaq më shumë është se ekipi luan mirë, prodhon lojë bën raste, këtë e pamë edhe në këtë ndeshje. Jam krenar për këta çuna dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Jam i kënaqur që po përmirësohemi, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse nuk mund të shpallemi kampionë Europe menjëherë, duhet të ecim përpara. Pengu im traversa? Jo, peng më mbeti fakti që nuk fituam, sepse ekipi luajti mirë dhe të gjithë duhet të jenë krenarë për këta djem”, ka thënë kapiteni kuqezi për Supersport.

Top Channel