Lorik Cana, 80 ndeshje me kombëtaren

14/11/2014 00:00

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares sonë të futbollit, mbrëmjen e sotme do të luajë ndeshjen e tij të 80 me kombëtaren, një arritje që është përshëndetur edhe nga UEFA.

Në faqen në Facebook të Europianit të vitit 2016 me emrin UEFA EURO, Cana citohet të ketë thënë: “Jam shumë krenar që do të arrij këtë shifër në një ndeshje kundër Francës.”

Lorik Cana ka luajtur me dy ekipet më të famshme franceze gjatë karrierës së tij. Nga viti 2002 deri në vitin 2005 me Paris Saint Germain, ndërsa nga viti 2005 deri në 2009 me Marseille. Në atë kohë si mesfushor shkatërrues, kapiteni i Shqipërisë ka shënuar 12 gola në 222 ndeshje me këto dy skuadra.

Me kombëtaren, Cana ka shënuar vetëm 1 gol, në miqësoren e fituar 2-1 ndaj Azerbajxhanit në 17 gusht të vitit 2005.

Top Channel