Mesazhi i familjes Schumacher: Falemnderit për mbështetjen!

13/11/2014 00:00

Familja e ish-pilotit gjerman të Formulës 1 Michael Schumacher vazhdon të jetë optimiste mbi rekuperimin e tij nga aksidenti i rëndë që pësoi në 29 dhjetor kur po bënte ski në Francë.

“Vazhdojmë të marrim mesazhe që urojnë shërimin e shpejtë të Michael dhe jemi pa fjalë për dashurinë që po tregojnë njerëzit. I falenderojmë që po i qëndrojnë pranë Michael-it në luftën e tij”, lexohet në një mesazh të postuar në faqen zyrtare të shtatë herë kampionit të Formulës 1.

Në këtë mesazh nuk u dha asnjë detaj mbi gjendjen aktuale të Michael Schumacher.

Familja e ish-pilotit të Ferrarit vendosi ta riaktivizonte faqen e internetit ditën kur u mbushën 20 vjet nga titulli i parë që gjermani fitoi në Australi.

Top Channel