Rama: Një kampione bote për gjithë vajzat shqiptare

13/11/2014 00:00

Arritja e Romela Begajt në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Almati të Kazakistanit është përshëndetur nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka konsideruar sportisten “një kampione bote për gjithë vajzat shqiptare”.

“Urime, urime, urime, Romela Begës për medaljen e artë! Një kampione bote për gjithë vajzat shqiptare! Superbarazi gjinore në medaljet e arit”, shkroi zoti Rama në Twitter.

Romela Begaj ngriti 113 kg në stilin e shkëputjes duke marrë medaljen e artë në Botëror.

Top Channel