Rama takon futbollistët e kombëtares

13/11/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ka takuar paraditen e së enjtes stafin teknik dhe futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit në prag të dy ndeshjeve të mëdha miqësore që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Francës (14 nëntor) dhe Italisë (18 nëntor).

“Kafe ne Durres me De Biazin&Çunat e Kombetares qe sa u nisen per ne France – u prifte e mbara neser nje miqesore ku ka shume per te mesuar”, shkroi kryeministri në Twitter.

Në lidhje me këto dy ndeshje, trajneri italian Gianni De Biasi ka deklaruar: “Duhet të fitojmë sa më shumë eksperiencë pasi luajmë ndaj dy skuadrave të forta. Kur luan ndaj ekipeve të këtij niveli ka shumë rëndësi paraqitja. Do të kërkojmë të mos pësojmë gola dhe të shfaqemi në fushë siç kemi bërë ndeshjet e fundit. Kam disa mungesa të rëndësishme si Xhaka e Kaçe, prandaj nuk kam marrë një vendim për formacionin.”

Top Channel