Çmimi “FIFA Puskas”, shpallet lista e 10 golave më të bukur të vitit

12/11/2014 00:00

Gara për të përcaktuar fituesin e çmimit “FIFA Puskas” për “golin më të bukur të vitit”, ka nisur sot më 12 nëntor 2014, dhe futbolldashësit nga anembanë botës do të mund të votojnë në faqet e internetit të FIFA.com dhe francefootball.fr për triumfuesin e këtij viti.

10 kandidaturat janë përzgjedhur nga FIFA dhe anëtarë të Komitetit të Futbollit, ndërsa golat mund të shihen qoftë përmes FIFA-s, ashtu edhe në Youtube.

10 golat, në renditje sipas rendit alfabetik të mbiemrave të futbollistëve, janë:

Tim Cahill – 18 qershor 2014, Australi-Holandë, Botërori 2014
Diego Costa – 23 nëntor 2013, Atletico Madrid-Getafe, La Liga (Spanjë)
Marco Fabian – 15 shkurt 2014, Cruz Azul-Puebla, “Clausura 2014” (Meksikë)
Zlatan Ibrahimovic – 19 tetor 2013, Paris SG-Bastia, Ligue 1 (Francë)
Pajtim Kasami – 21 tetor 2013, Crystal Palace-Fulham, Premier League (Angli)
Stephanie Roche – 20 tetor 2013, Peamount United-Wexford Youths, femra (Rep. Irlandës)
James Rodriguez – 28 qershor 2014, Kolumbi-Uruguaj,  Botërori 2014
Camilo Sanvezzo – 6 tetor 2013, Vancouver Whitecaps – Portland Timbers, “MLS” (SHBA/Kanada)
Hisato Sato – 8 mars 2014, Sanfrecce Hiroshima – Kawasaki Frontale, “J.League” (Japoni)
Robin van Persie – 13 qershor 2014, Spanjë – Holandë, Botërori 2014

Videot e 10 golave, listën e golashënuesve dhe butonat për të votuar mund t’i gjeni në faqen e FIFA-s.

Përzgjedhja nga përdoruesit e këtyre dy faqeve të internetit do të zgjedhin njërin prej 10 golave deri më 1 dhjetor, kur 3 golat me më shumë vota do të bëhen të ditura dhe nga 1 dhjetori më pas do të nisë një tjetër proces votimi për të shpallur fituesin, i cili do të shpallet ditën e dhënies së çmimit “Topi i Artë”, më 12 janar të 2015-s. Votimi do të mbyllet gjatë ceremonisë së këtij eventi.

Çmimi “FIFA Puskas”, i krijuar në nder dhe përkujtim të Ferenc Puskas, kapitenit dhe yllit të kombëtares së Hungarisë gjatë viteve ‘1950, do të prezantohet për të gjashtin vit radhazi, në ceremoninë që do të zhvillohet në “Kongresshaus” të Zyrihut.

Top Channel