Cristiano: Nuk e kam ofenduar kurrë Messin

12/11/2014 00:00

“Po qarkullojnë lajme sipas të cilave unë kam ofenduar Messin. Është absolutisht e pavërtetë dhe i kam thënë avokatëve të mi që të marrin masat e duhura.”

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Facebook-un për të përgënjeshtruar zbulimet e një biografie të argjentinasit Leo Messi ku janë publikuar ofendimet që portugezi i rezervon në rrethin shoqëror rivalit të tij.

“Kam respekt maksimal për të gjithë kolegët e mi dhe Messi nuk bën përjashtim”, shkruan sulmuesi i Realit.

Gazetari spanjoll, Diego Torres publikoi librin “Përgatitu për të humbur”. Libri i kushtohet më së shumti raporteve mes dy asëve të futbollit dhe sjell disa të pathëna, që nga bisedat në publik e deri tek komunikimi me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjeve.

Sipas autorit spanjoll, Cristiano Ronaldo me shokët e skuadrës tek Reali nuk e thërret asnjëherë Messi-n në emër, madje shkon përtej kësaj duke i vendosur edhe një nofkë të ashpër: bir k…!

Top Channel