Rama në Facebook: Çfarë gëzimi!

12/11/2014 00:00

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehu lumturinë e tij për arritjen e madhe të peshëngritësit shqiptar Daniel Godelli.

“Uh çfarë gëzimi! Daniel Godelli kampion bote në peshëngritje! Do të tentojë pas pak rekordin botëror! Sapo e urova, fantastike!”, shkroi zoti Rama në rrjetin social pasi Godelli fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes e para se të fitonte dy medaljet e tjera: të argjendtën në shtytje dhe të artën në dygarësh.

Ky është rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë nga një peshëngritës shqiptar në një kampionat botëror.

Top Channel