Nesta: Milani rikthehet në Champions

11/11/2014 00:00

Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta ka folur për ekipin e drejtuar nga Filippo Inzaghi, duke thënë se kuqezinjtë, pavarësisht luhatjeve të rezultateve, mund të renditen mes tre ekipeve të para, që do t’i rikthente në Champions League.

“Milani mund të renditet mes tre ekipeve më të mira në Serie A dhe të provojë të bëjë një paraqitje dinjitoze vitin e ardhshëm në Champions. Milani ka një ekip të mirë, por nuk mund të krahasohet me atë të viteve të kaluara. Tani ai nuk mund të konkurrojë me ekipet elitare në Europë, si Bajerni, Barcelona dhe Reali i Madridit”, ka thënë Alessandro Nesta për “Sky Sport”.

Ai ka komentuar edhe punën e bërë nga ish-shoku i tij e skuadrës, aktualisht trajner i Milanit, Filippo Inzaghi.

“Inzaghi është duke bërë një punë të mirë, por kjo nuk është e lehtë. Më parë klubi mund të shpenzonte më shumë për blerjen e lojtarëve, tani jo më. Gjithkush po përpiqet të bëjë më të mirën në Milano. Shpresojmë që në të ardhmen gjërat të ndryshojnë” shtoi Nesta.

Top Channel