Elbasan, vritet me thikë 31-vjeçari

11/11/2014 00:00

Mbrëmjen e së martës një 31-vjeçar është vrarë me thikë në Elbasan pas një sherri mes disa personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kala të qytetit.

Viktima është identifikuar si Klodian Grabocka.

Ai ka humbur jetën në spital. Në vendin ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, duke bërë të mundur shoqërimin e disa personave.
 
Mendohet se vrasja e Grabockës është bërë për motive të dobëta.

Top Channel