Bayern Munchen, Schweinsteiger i rikthehet stërvitjes

11/11/2014 00:00

Bastian Schweinsteiger, mesfushor i Bayern Munchen, i është rikthyer stërvitjes pas 4 muajsh mungese. Futbollisti gjerman pësoi një dëmtim në gjurin e majtë pas përfundimit të Botërorit dhe ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje në këtë sezon.

Lajmin e bëri të ditur klubi bavarez që nuk sqaroi se kur do të mund të luajë ndeshjen e parë zyrtare lojtari i kombëtares gjermane.

Schweinsteiger u stërvit rreth 1 orë me shokët e skuadrës e më pas u stërvit vetëm, nën vëzhgimin e përgatitësit atletik Holger Broich.

Top Channel