Nofka e Ronaldo-s për Lionel Messi-n

11/11/2014 00:00

Në publik që të dy janë munduar të përgënjeshtrojnë çdo anomali në raportet mes tyre, madje shpesh është dashur edhe ndërhyrja e familjarëve të përbashkët për të thënë se ‘mes tyre nuk ka asnjë inat’, por e vërteta është krejt ndryshe.

Që Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk gëzojnë raporte të mira, kjo pak a shumë dihej. Ajo që nuk dihej është se në çfarë niveli është armiqësia e tyre. Gazetari spanjoll, Diego Torres publikoi librin “Përgatitu për të humbur”. Libri i kushtohet më së shumti raporteve mes dy asëve të futbollit dhe sjell disa të pathëna, që nga bisedat në publik e deri tek komunikimi me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjeve.

Sipas autorit spanjoll, Cristiano Ronaldo me shokët e skuadrës tek Reali nuk e thërret asnjëherë Messi-n në emër, madje shkon përtej kësaj duke i vendosur edhe një nofkë të ashpër: bir k…! 

Por jo vetëm kaq, kushdo nga shokët tek Reali që ‘gabonte’ dhe përmendte emrin e Messi-t në dhomat e zhveshjeve thërritej edhe ai bir k…!

Top Channel