F1, Mattiacci, i kënaqur me Raikkonenin

11/11/2014 00:00

Shefi i skuderisë Ferrari, Marco Mattiacci, lavdëroi punën e Kimi Raikkonenit në Cmimin e Madh të Brazilit të dielën, garë të cilën finlandezi e përfundoi në vendin e shtatë, pas shokut të tij të skuadrës, Fernando Alonso.

“Këtë fundjavë pamë një Kimi në formë. Ishte gara e parë që ai ndihej mirë me njëvendëshen. Kimi është një profesionist i madh dhe jam i lumtur me garën e tij”, tha Mattiacci për ‘Autosport’.

Piloti finlandez i Ferrarit ishte i vetmi pilot i cili e përfundoi garën në Interlagos me vetëm 2 ndalesa në bokse.

“Gjatë fundjavës së kaluar pata më shumë lehtësi në pilotimin e makinës. Ishte më e mirë dhe gomat ruheshin më lehtë. Jemi në drejtimin e duhur, edhe pse kemi shumë punë përpara”, tha Kimi Raikkonen.

Top Channel