Guardiola: Nuk kthehem te Barcelona

11/11/2014 00:00

Pep Guardiola ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kthehet te Barcelona si trajner. Në një intervistë për gazetën katalanase ‘Ara’, ish-tekniku i azulgranave përjashtoi mundësinë e drejtimit edhe një herë tjetër të ekipit me të cilin arriti majat.

“Jo, nuk do e drejtoj më Barcelonën”, tha trajneri i Bayern Munchen.

Guardiola u shpreh se një ditë mund të kthehet në Barcelonë, por vetëm për të jetuar.

“Unë mendoj se jeta është e përbërë nga cikle dhe cikli im ka përfunduar. Bashkëshortja ime ka punën në Barcelonë dhe ideja është që të kthehemi të jetojmë atje, por nuk e di se kur”, sqaroi Pep Guardiola.

Top Channel