Ndeshja me Serbinë, më 2 dhjetor mblidhet Apeli

11/11/2014 00:00

UEFA ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se më 2 dhjetor do të mblidhet Komisioni i Apelit për të vendosur në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, e ndërprerë për shkak të dhunës që ushtruan tifozët serbë ndaj lojtarëve shqiptarë.

Federata jonë do të kërkojë ndryshimin e vendimit të disiplinës që i dha fitoren në tavolinë përfaqësueses serbe dhe gjobiti me nga 100 mijë euro dy federatat përkatëse.

Tashmë drejtuesit e FSHF-së do të dërgojnë brenda një kohë të caktuar një dosje të detajuar për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit në stadiumin e Beogradit.

Nëse edhe Komisioni i Apelit në UEFA nuk do të japë vendimin që presim, pra fitoren e ndeshjes në tavolinë, atëherë federata jonë do ta çojë çështjen në KAS të Lozanës, shkalla më e lartë juridike për çështjet sportive.

Top Channel