Autogoli qesharak i Kramerit

10/11/2014 00:00

Christoph Kramer u shpall kampion bote me Gjermaninë në verë, madje ai ishte në formacionin titullar në finalen e madhe kundër Argjentinës, edhe pse nuk e mban mend atë ndeshje pas një goditjeje që mori në kokë dhe që e detyroi të zëvendësohej që në pjesën e parë.

Tani, mesfushori do të donte të merrte një tjetër goditje në kokë në mënyrë që të harronte atë që bëri në takimin që skuadra e tij humbi 1-0 ndaj Borussia Dortmund pasditen e së dielës.

Kramer shënoi një autogol nga mesfusha e tij, duke e kaluar portierin me një parabël të shkëlqyer.

Top Channel