F1, Rosberg: Kam ende shpresa për titull

09/11/2014 00:00

Piloti gjerman, Nico Rosberg është shprehur i lumtur për fitoren në Çmimin e Madh të Brazilit, por ka shtuar se Hamilton me këtë vend të dytë ka bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

“Kam qenë në një formë të mirë gjatë gjithë fundjavës dhe arrita një fitore të veçantë në Brazil.  Edhe Hamilton bëri një punë të mirë në këtë garë. Edhe pse nuk do të më mjaftonte një vend i parë në Abu Dhabi unë kamë ende shpresa për titull”, ka thënë Rosberg.

Pas Çmimit të Madh të Brazilit situata për Rosberg nuk është e mirë, duke pasur parasysh diferencën prej 17 pikësh nga Hamilton, të cilit do t’i mjaftonte një vend i dytë në garën e fundit për t’u shpallur kampion.

Në fund të fjalës së tij, Rosberg ka shtuar me shaka: Shpresoj në një dhuratë nga Williams, Massa mund të zhvillojë një garë të madhe.  

Top Channel