Juventusi i papërmbajtshëm, fiton 7-0

09/11/2014 00:00

Juventusi i Massimiliano Allegrit ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen e së dielës ndaj Parmës, duke fituar me rezultatin e thellë 7-0.

Spanjolli Fernando Llorente ishte ai që i hapi rrugën një fitores bindëse të bardhezinjëve, duke shënuar në minutën e 23-të. Në pjesën e parë arriti te goli edhe Lichtsteiner, ndërsa sërish Llorente e çoi rezultatin në 3-0.

Në 45 minutat e dyta, nga dy gola shënuan Carlos Tevez dhe Alvaro Morata, të cilët vulosën rezultatin në 7-0.

Lazio me Berishën në portë nuk mundi të merrte një rezultat pozitiv ndaj Empolit, pasi u mund 2-1.

Pas këtyre ndeshjeve Juventusi konfirmon vendin e parë në kuotën e 28 pikëve, ndërsa ndiqet nga Roma me 22 pikë, por do të luajë në mbrëmje ndaj Torinos.  

Top Channel