F1, Rosberg, pole në Interlagos

08/11/2014 00:00

Radha e parë e nisjes në Çmimin e Madh të Brazilit mban firmën e skuderisë “Mercedes”. Do të jetë gjermani Nico Rosberg që do të niset nga pole positioni, pasi me kohën 1 minutë, 10 sekonda dhe 023 të qindat ka lënë pas, me vetëm 33 të mijëtat, shokun e skuadrës Lewis Hamilton.

Rosberg është pa dyshim “pole man-i” më i mirë i sezonit, pasi ka regjistruar të 17-in dhe “Mercedesi” i tij është për herë të njëmbëdhjetë në vijën e parë, të “mbuluar me argjend”.

Në radhën e dytë do të jenë dy pilotët e “Williams”, Felipe Massa dhe Valtteri Bottas, të ndjekur në të tretën nga Jenson Button me “McLaren” dhe Sebastian Vettel me “Red Bull”.

Në të katërtën ndodhet “McLareni” i dytë i Kevin Mangussen dhe “Ferrari” i Fernando Alonso, të ndjekur nga Daniel Ricciardo dhe Kimi Raikkonen, përkatësisht me “Red Bull” dhe “Ferrari”.

Top Channel