De Biasi: Drejtësia do të vihet në vend

08/11/2014 00:00

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, deklaroi se është optimist që drejtësia do të vihet në vend përsa i përket vendimit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“FSHF-ja do të apelojë vendimin e Komisionit të Disiplinës të UEFA-s dhe jam optimist se drejtësia do të vihet në vend. Në Beograd nuk ishte e mundur të riktheheshim në fushë. Nuk është e vërtetë që kemi refuzuar të luanim sërish, por  në atë situatë ishte e pamundur të luhej”, shpjegoi trajneri italian.

Të premten, në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit vendimi i shumëpritur i zbadhur i Komisionit të Disiplinës në UEFA. Ky vendim tashmë i arsyetuar ende nuk bëhet publik nga drejtuesit e FSHF-së, por mësohet se ajo është 11 faqe. Edhe pse mbahet sekret dhe nuk jepet asnjë informacion nga FSHF-ja, Top Channel ka arritur të mësojë se refuzimi i lojtarëve tanë për të vazhduar ndeshjes pas dhunës së ushtruar nga tifozët serbë, të cilët u futën në fushë, është cilësuar si shkaku i humbjes në tavolinë.  

Përsa i përket gjobës 100 mijë euroshe, mësohet se është vendosur për shkak të dronit me banerin që trazoi situatën në stadiumin e Beogradit.

Top Channel