F1, udhëheq Rosberg, Ferrari në flakë

07/11/2014 00:00

Nico Rosberg ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat e lira të Cmimit të Madh të Brazilit duke lënë pas shokun e tij të skuadrës te Mercedesi, Lewis Hamilton.

Ndërkohë, Fernando Alonso ka bërë rolin e zjarrfikësit në sesionin e dytë të këtyre provave pasi motori i Ferrarit të tij mori flakë dhe ishte vetë piloti spanjoll ai që doli nga njëvendëshja dhe e shuajti zjarrin.

Surpriza e ditës ishte vendi i tretë i ferraristit Kimi Raikkonen. Pas tij renditen Daniel Ricciardo (Red Bull), Valtteri Bottas (Williams) dhe Felipe Massa (Williams).

Ja renditja e së premtes në Cmimin e Madh të Brazilit:

1. N. Rosberg (Mercedes) 1:12.123
2. L. Hamilton (Mercedes) 1:12.336
3. K. Raikkonen (Ferrari) 1:12.696
4. D. Ricciardo (Red Bull) 1:12.956
5. V. Bottas (Williams) 1:13.035
6. F. Massa (Williams) 1:13.099
7. F. Alonso (Ferrari) 1:13.122
8. D. Kvyat (Toro Rosso) 1:13.254
9. S. Vettel (Red Bull) 1:13.333
10. K. Magnussen (McLaren) 1:13.479
11. P. Maldonado (Lotus) 1:13.497
12. R. Grosjean (Lotus Renault) 1:13.714
13. M. Verstappen (Toro Rosso) 1:13.827
14. N. Hulkenberg (Force India) 1:13.882
15. E. Gutiérrez (Sauber) 1:13.902
16. A. Sutil (Sauber) 1:14.204
17. J. Button (McLaren) 1:14.209
18. L. F. Nasr (Williams) 1:14.522
19. D. Juncadella (Force India) 1:16.030
20. J. E. Vergne (Toro Rosso) 1:17.171

Top Channel