Inzaghi: Milani do të reagojë

07/11/2014 00:00

Pas humbjes në San Siro ndaj Palermos dhe pas vetëm 2 pikëve të fituara në 3 ndeshjet e fundit, Milani duhet të ringrihet duke fituar në fushën e vështirë të Sampdorias të shtunën në mbrëmje.

“Skuadra gabon, por kemi shpirt grupi dhe kjo gjë më qetëson. Nuk jam i shqetësuar për ndeshjen ndaj Sampit. Duhet durim, skuadra ka lojtarë dhe trajner të ri. Ndaj Palermos nuk mungoi dëshira nga ana jonë, por ishte një ndeshje e çuditshme. Reaguam në mënyrë të çrregullt, disa lojtarë vendosën ta zgjidhnin vetë ndeshjen”, tha Inzaghi në konferencë për shtyp duke iu referuar humbjes 2-0 të së dielës së kaluar.

“Gjithsesi, nga një ndeshje negative mund të nxirren përfundime pozitive. Jam i bindur që ndaj Sampdorias do të shihet Milani që i pëlqeu të gjithëve”, shtoi trajneri i kuqezinjve.

Në këtë ndeshje Milanit do i mungojnë Abate, Alex dhe Muntari, ndërsa Zapata është në dyshim.

Top Channel