Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, vdes i moshuari

07/11/2014 00:00

Një i moshuar ka humbur jetën në autostradën Fier-Lushnjë pasi u godit nga një automjet në lëvizje.

Ngjarja ndodhi ne afersi te fshatit Vajkan ne autostraden Fier-Lushnje rreth ores 6:00 te mengjesit.

Nje automjet e ka perplasur kalimtarin duke e lene te vdekur ne vend dhe eshte larguar. Viktima u gjet nga udhetare te rastit qe lajmeruan policine. Kjo e fundit po heton per identifikimin e viktimes, kapjen e autorit dhe zbardhjes se rrethanave te ngjarjes.
Ndersa nje dite me pare ishte nje grua 54 vjec qe u godit nga nje automjet ne ane te se njejtes rruge, mjeti humbi kontrollin duke marre para gruan, e cila ndodhet aktualisht ne spitalin e Fierit jashte rrezikut per jeten.

Top Channel