Ndalohet kërcimi “Klose”

06/11/2014 00:00

Së shpejti, festimi karakteristik i Miroslav Kloses pas shënimit të një goli nuk do të shihet më në fushat e futbollit, pasi komiteti mjekësor i FIFA-s pritet të nxjerr një rregull të ri që ndalon çdo lloj festimi që rrezikon jetën e futbollistëve.

Shkak për marrjen e këtij vendimi u bë vdekja e një futbollisti 23 vjeçar në ligën e Indisë, i cili u dëmtua rëndë në qafë pas festimit me saltro.

Kryetari i komitetit mjekësor në FIFA, Michel D’Hooge ka theksuar se pas këtij rasti nuk mund të vazhdohet më me paralajmërime. “Nuk mendojmë se kjo është rruga e duhur”, ka theksuar ai për mediat zvicerane. “Ne kemi bërë gati raportin për të parandaluar këto lloj festimesh që rrezikojnë jetën e futbollistëve, por për të kthyer këtë draft në rregull të shkruar na duhet edhe miratimi i futbollistëve, gjyqtarëve dhe federatave që janë anëtarë të FIFA-s”, ka deklaruar D’Hooghe.

Mediat zvicerane theksojnë se ky draft do t’i paraqitet bordit ekzekutiv të federatës ndërkombëtare të futbollit në mbledhjen e ardhshme, e cila pritet të mbahet me 25 nëntor.

Top Channel